Secondary Adv

Nga Bënja tek parku Retro e Tushemishti, FSHZH lidh 7 kontrata me vlerë 16 mln euro

Të paktën shtatë kontrata janë lidhur tashmë me operatorët fitues dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit i cili ka publikuar në sistemin e Agjencisë së Prokurimeve specifikat e nevojshme.

 

Në total fondi për këto projekte llogaritet mbi 1.6 miliardë lekë apo 16 milionë euro pa llogaritur ktu Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Por cilat janë në fakt kontratat për të cilat është bërë tashmë nënshkrimi. Kryesisht janë projekte që lidhen me turizmin por edhe ndërhyrje në zona urbane me qëllim rikualifikimin e tyre.

 

Kontrata e parë është ajo Ndërhyrje në hapësira urbane, parqe, lulishte, promenade, etj.:

 

Lot 1-Parku Urban – Spitallë me një ofertë fituese 109 milionë lekë e cila do të zbatohet nga ED KONSTRUKSION.

 

Kontrata e dytë “Përmirësimi i transportit lokal dhe urban me ndërhyrje në rrugë dhe trotuare:

 

Lot 2- “Rrugët e aksesit për parkimet, Tushemisht, Rikonstruksioni i rrugës Fermë – Muriqan”, bashkia Cërrik dhe Rikualifikimi i rrugës – Vasil Llapushi, Elbasan” ka një ofertë fituese 263 milionë lekë dhe fitues kompaninë “Vëllezërit Hysa”.

 

Rikualifikimi i blloqeve urbane Rajoni 1 (Blloku 2, Kukës, etj.): Rikualifikimi urban i Lagje 2 dhe 3 qyteti Kukës” është kontrata e tretë me një ofertë fituese 329 milionë lekë dhe që do të zbatohet nga operatori MELA.

 

Kontrata e katërt është ajo që ka në objekt “Ndërhyrje e Integruar për fuqizimin e potencialit turistik në zonat natyrore, Rajoni 4: Bënja – Destinacion Ndërkombëtar Turistik” fituar nga kompania ERGI me një ofertë 195 milionë lekë.

 

Kontrata e pestë e promovuar pak ditë më parë edhe në një aktivitet të veçantë është ajo për Ndërtimin e infrastrukturës së modeleve të integruara në zona me potencial zhvillimi, Bulqizë: Parku Tematik Retro, Bulqizë “Divizioni” Loti 1” me një ofertë 292 milion lekë dhe zbatuar nga ULZA.

 

Kontrata e gjashtë është ajo në Jug të vendit për përmirësimin e transportit lokal dhe urban me ndërhyrje në rrugë dhe trotuare: Lot 3- ” Rikualifikim i rrugës hyrëse Ksamil, bashkia Sarandë me ofertë fituese 184 milionë lekë nga operatori ALMO KONSTRUKSION.

 

Kontrata e fundit është “Ndërtim i rrugës Superstrade-Hidrovor (Talë-Lezhë)” me një fond limit 578 milionë lekë dhe fituar nga kompania GECI.

 

/Monitor (https://monitor.al/nga-benja-tek-parku-retro-e-tushemishti-fshzh-lidhi-7-kontrata-me-vlere-16-milione-euro/)


Më të lexuarat